Arkiva e lajmeve
                   

FILLON VAKSINIMI I LOPËVE KUNDËR “LËKURËS SË ËNJTUR”

24. qershor 2016.

Nish – Drejtori i Institutit Specialistik të Veterinarisë në Nish, Millosh Petroviq, ka konfirmuar se në territorin e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës që nga sot do të filloj vaksinimi i lopëve kundër “dermatitisit”, përkatësisht sëmundjes së njohur si “lëkura e ënjtur”.

Petroviq ka deklaruar se për rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës janë siguruar 50.000 doza të vaksinës donacion nga Unioni Europian.

„Ditën e hënë Instituti do të marrë 400.000 doza të vaksinës për lopë në territorin e rrethit të Nishavës, Pirotit dhe Toplicës“, ka thënë Petroviq.

Ai theksoi se numri i vaksinave të cekura më lartë do të jetë i mjaftueshëm për vaksinimin e gjitha lopëve në territorin e jugut të Serbisë.

„Vaksina nuk është e dëmshme për lopët dhe krijon mbrojtje të shkëlqyeshme nga sëmundja „dermatitis“, ka theksuar Petroviq.

Duke faleminderuar masave të marra të deritanishme, sëmundja e “lëkurës së ënjtur” nuk është shpërnda në komunat e veriut nga Gryka e Gërdelicës.

Burimi: Beta, Tanjug, Veçernje Novosit, Blic, RTS, RTV dhe Trupi Koordinues