Arkiva e lajmeve
                   

FILLON RESTAORIMI I DEPONISË E CILA RREZIKON BURIMET E UJIT

7. tetor 2011.

BUJANOC - Ministria për mbrojtjen e mjedisit e Republikës së Serbis ka paguar në llogarin e komunës së Bujanocit këstin e parë prej 8,5 milion dinarësh për restaurimin  e deponisë në fshatin Rakoc, ka deklaruar kryetari i kësaj bashkësie lokale Lubisha Stoshiq.Stoshiq ka pohuar se në lidhje me këtë e ka njoftuar kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe ka shtuar që restaurimi duhet të filloj nga kjo javë.

„Banorët e fshatit Rakoc nga 2 qershori e deri më 6 korrik të këtij viti kan mbajtur të bllokuar këtë depo në fshatin e tyre, duke mos lejuar që të hidhen mbeturinat nga Bujanoci dhe fshatrat për rreth, me kërkesën që ajo depo të restaurohet dhe të mbyllet,përshkak të së cilës nga Bujanoci një muaj nuk jan bartur mbeturinat. Në deponin ekzistuese barten mbeturinat 15 vite me radhë, ndërsa ajo gjendet 500 metra larg dy burimeve të ujit, dhe 700 metra larg shtëpive të para të fshatit, mbeturinat në të arrijn lartsin deri në  dhjet metra, dhe kishte filluar të derdhej në arat për rreth ku edhe e bënte të  pamundur punimin e tyre’’, ka thënë Stoshiq. Ai ka shtuar se afër deponis rrjedh edhe lumi i Tërnocit në të cilin poashtu bien mbeturinat dhe shkojn në drejtim të Moravës së Jugut.

Ministria për mbrojtjen e ambientit për projektin e restaurimit të deponisë në fshatin Rakoc dhe ndërtimit të stacionit transferues ka siguruar gjithsej 20 milion dinarë.