Arkiva e lajmeve
                   

FILLON REGJISTRIMI NË SHKOLLAT FILLORE (31.03.2023.)

31. mars 2023.

Bujanoc – Beograd – Regjistrimet në klasën e parë të shkollës fillore, si dhe testimi për fillimin e shkollës, fillojnë më 3 prill dhe do të zgjasin deri më 31 maj 2023. Të drejtën e regjistrimit në shkollën fillore e kanë fëmijët e lindur në vitin 2016, si dhe fëmijët e lindur në janar dhe shkurt 2017.

Procesi i regjistrimit bëhet kryesisht në mënyrë elektronike, ndaj është e nevojshme që prindërit të regjistrohen fillimisht në faqen e e-Administrata. Pas kësaj, ata do të mund të caktojnë një takim për të testuar fëmijën në shkollën e zgjedhur. Terminet mund të bëhen edhe personalisht në shkollën fillore

Burimi: Bujanovacke,Shërbim Trupit koordinues