Arkiva e lajmeve
                   

FILLON PARAQITJA E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME PËR HARXHIMET E TRANSPORTIT

27. shkurt 2023.

Bujanoc - Beograd - Nxënësit e shkollave të mesme nga komuna e Bujanocit të cilët shkollohen në Bujanoc ose Preshevë, nga dita e hënë, mund të aplikojnë për ndihmë të njëhershme komunale për kostot e transportit.

Pagesa bëhet për tre muajt e ardhshëm - shkurt, mars dhe prill 2023.

Nxënësit e shkollës së mesme duhet të paraqesin një kërkesë, dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet:

-letërnjoftimin e lexuar elektronit ose vërtetimin mbi vendbanimin;

- vërtetimin e shkollës së mesme;

  dhe llogarinë bankare (nxënësit ose prindit).

Thirrja ishte e hapur deri më 10 mars, dhe dokumentacioni dorëzohet direkt në ndërtesën e komunës, Departamenti i Shërbimeve Publike, Zyra 301, në periudhën nga ora 10 deri në 14.

Fondet janë siguruar nga Shërbimi i Trupit Koordinues.