Arkiva e lajmeve
                   

FILLON PARAQITJA E KANDIDATËVE NË PROGRAMET STUDIMORE TË FAKULTETIT EKONOMIK TË SUBOTICËS NË BUJANOC

22. qershor 2016.

Bujanoc – Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë njofton të interesuarit se të enjten, më 23 qershor, në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Buajanoc, fillon paraqitja e kandidatëve për regjistrim të studentëve në vitin e parë të studimeve akademike themelore për vitin shkollor 2016/2017.

Paraqitja e kandidatëve të interesuar do të mbahet në terminin prej orës 8 deri 14.

Kandidatët e paraqitur do të kenë mundësi që provimit pranues t’i nënshtrohen në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc në muajin korrik.

Burimi: Trupi Koordinues