Arkiva e lajmeve
                   

FILLON PAGESA E NDIHMWS SHTETWRORE PWR QYTETARW NW VLERW PREJ 100 EUROVE

25. maj 2020.

Beograd - Pagesa e ndihmës financiare në shumë prej 100 euro në dinarë për të gjithë qytetarët që janë regjistruar me telefon ose përmes internetit fillon sot.

Paratë do të paguhen në llogaritë e rreth gjysmë milioni qytetarëve çdo ditë, dhe me atë dinamikë, pritet që të gjitha pagesa për ata që kanë aplikuar për ndihmë të kryhen deri në 1 ose 2 qershor.

 Afati i aplikimit është 5 qershori, dhe për ata që aplikojnë ditën e fundit, paratë do të paguhen në llogaritë bankare deri më 7 qershor.

 Gjithsej katër milion qytetarë të Serbisë kanë bërë kërkesë për një ndihmë financiare një herëshme prej 100 euro që nga dita e djeshme, pra në dhjetë ditët e fundit, tha ministri i financave Sinisha Mali.

"Pagesa fillon sot, të hënën, mw 25 maj, duke paguar para për rreth gjysmë milioni qytetarë të Serbisë çdo ditë. Më parë, fondet ishin paguar për rreth 1.7 milion përfitues të pensioneve dhe për rreth 160,000 përfitues të ndihmës financiare sociale. Regjistrimi zgjat deri më 5 qershor, dhe ju mund të aplikoni përmes portalit të Administratës së Thesarit - në adresën e internetit idp.trezor.gov.rs ose përmes qendrës së kontaktit në numrin e telefonit 0800 101 100 ”, deklaroi Mali në profilin e tij në Instagram.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues