Arkiva e lajmeve
                   

FILLON PAGESA E BURSAVE STUDENTORE DHE KREDITEVE PËR MUAJIN MARS DHE PRILL DHE PAGESA PËR TË PAPUNËSUARIT DHE TË ZHVENDOSURIT PËR MUAJIN MARS

23. prill 2015.

Pagesa e bursave studentore dhe krediteve për muajin mars dhe prill ka filluar më 21 prill. 

Të gjithë studentët të cilët marrin bursa paratë do të i’u jenë dërguar në llogarinë bankare në bankën UniCredit.

Ata të cilët marrin kredi në fakultetet e tyre mund të tërheqin çekun, me të cilin do të mund t’a bëjnë arkëtimin në gjitha ekspoziturat të bankës UniCredit ose në vendet e tërheqjes së të hollave në Postat e Serbisë në Kragujevc, Bor, Bllacë, Bujanoc, Mitrovicë të Kosovës, Prokuple, Leposaviq, Leshkë dhe Zveçan.

Vlera e këstit individual të bursave studentore dhe kredive është 8400 dinarë.

Shërbimi Kombëtar për Punësim ka njoftuar se nga 23 prilli, do të filloj me pagesën e të hollave për personat e zhvendosur dhe të papunësuarit në të gjitha sportelet e Postës.

Pagesa e të ardhurave të rregullta të të hollave për personat e papunësuar për muajin mars të vitit 2015, do të kryhet nga dita e enjte, ndërsa të përfitimet e përkohshme të të hollave për personat e papunë, të cilët jetojnë në ose jasht territorit të KA të Kosovës dhe Metohisë, për muajin shtator të vitit 2014, do të kryhet prej të premtes (24 prill).

Burimi: KG Info, Jugmedia dhe Trupi Koordinues