Arkiva e lajmeve
                   

FILLON NDËRTIMI I STABILIMENTEVE DHE KOLEKTORIT PËR PASTRIMIN E UJËRAVE TË ZEZA

20. janar 2022.

Bujanoc - Beograd - Qeveria e Serbisë i ka dhënë dritën jeshile Komunës së Bujanocit për shpronësimin e tokës në Srpska Kuqa, Rakovec, Tërnovc të Madh dhe Bujanoc, ku do të ndërtohet një impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe rrjetev kolektore. Projekti kap vlerën e 31 milionë eurove dhe financohet nga buxheti i Republikës.

“Viti i ri 2022 nisi me një lajm të madh për komunën. Vendimi i Administratës Komunale të Republikës së Serbisë ka mbërritur në adresë të Administratës Komunale të Bujanocit, e cila përcakton interesin publik për shpronësim, përkatësisht bartje administrative të patundshmërive, tokës dhe objekteve për ndërtimin e stabilimenteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorëve.

Siç thuhet në njoftim, përcaktimi i Komunes si përfituese e shpronësimit do të thotë një hap më afër realizimit të këtij projekti gjigant.

Bujanoci në mars të vitit të kaluar kishte njoftuar se Komuna e Bujanocit do të marrë 31 milionë euro nga Ministria e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, kolektorëve dhe rindërtimin e rrjetit të kanalizimit.

Edhe pse kjo nuk është punuar në katër vitet e mëparshme, ne kemi një projekt plotësisht të përgatitur, projektim konceptual të gatshëm të impianteve, kolektorëve grumbullues, madje edhe me mundësinë e lidhjes së fshatrave më të largëta, ndaj kemi hyrë në grupin e parë të komunave që do të financohen plotësisht”, tha më pas Fazila Azemoviq, kryeshefe e Departamentit komunal për Investime dhe Zhvillim.

Ajo theksoi se ky projekt nënkupton zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme të problemit të ujërave të zeza, gjegjësisht kanalizimit.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues