Arkiva e lajmeve
                   

FILLOI APLIKIMI PËR NDIHMË PREJ 100 EURO PËRMES FAQES SË INTERNETIT TË ADMINISTRATËS SË THESARIT

14. maj 2020.

Beograd- Që nga dita e djeshme, të gjithë qytetarët e rritur të Republikës së Serbisë me letërnjoftim të vlefshëm dhe qëndrim në Republikën e Serbisë mund të aplikojnë për ndihmë prej 100 euro përmes portalit të administratës së thesarit, tha Ministri i Financave Sinisha Mali.

Ministri Mali deklaroi se qytetarët mund të aplikojnë për ndihmë prej 100 euro përmes faqes së internetit  trezor.gov.rs.

Qendra e thirrjeve gjithashtu do të fillojë të punojë të premten. Atëherë do të publikojmë numrat e telefonit në media tek të cilët qytetarët do të jenë në gjendje të regjistrohen ", tha Mali në lajmet e RTS-it.

Ministri i Financave tha se pagesa për pensionistët dhe qytetarët që marrin ndihmë sociale do të fillojë të premten, dhe përkujtoi që ata nuk kanë pse të regjistrohen por se i marrin paratë automatikisht. Aplikimi do të zgjasë deri më 5 qershor dhe pagesa e parave do të jetë e njëpasnjëshme.

"Çdo pesë ditë ne do t'i paguajmë ata që kanë aplikuar," tha Sinisha Mali duke theksuar se nuk ka nevojë që të gjithë të aplikojnë menjëherë sepse siç tha ai ka kohë të mjaftueshme për të gjithë.

Burimi:Beta dhe Trupi koordinues