Arkiva e lajmeve
                   

FILLIMI I VAKSINIMIT KUNDËR SËMUNDJES SË LOPËVË “LËKURËS SË ËNJTUR”

23. qershor 2016.

Bujanoc, Medvegjë – Blegtorët në jugun e Serbisë kanë pësuar dëm të madh përshkak të sëmundjes së “lëkurës së ënjtur” tek lopët. Para dy javëve në Rrethin e Pçinjës është shpallur territor i rrezikuar, ndërsa komuna e Bujanocit dhe Bosilegradit si territor i infektuar. Sëmundja e lopëve është konstatuar edhe në komunën e Medvegjës, si dhe në Tërgovishtë, Surdulicë dhe Vrajë.

Vaksinimi kundër kësaj sëmundje të lopëve i paraparë për fillim të kësaj jave nuk ka filluar me kohë, sepse vaksina e cila do të duhej të arrinte me avion nga Afrika e Jugut nuk është distribuar përshkak të festës në Afrikën Jugore, ndërsa është marrë nga transportuesit ajror përshkak limit të kësaj kompanie. Me kusht që mos të ndodhë përsëri diçka e paraparë, vaksina do të duhej të arrinte në Serbi gjatë ditës, dhe pastaj të distribuohet në stacionet veterinarike.

Me siguri vaksinimi do të filloj të premten në Bujanoc dhe Bosilegrad, ndërsa pastaj të vazhdohet në territoret e rrezikuara dhe në pjesët tjera të Serbisë.

Blegëtorëve i tërheqet vëmendja në faktin se lopëve të vaksinuara i duhet një muaj për të arritur imunitetin.

Burimi: RTS 1 dhe Trupi Koordinues