Arkiva e lajmeve
                   

FESTIVALI I PARË NDËRKOMBËTAR FOLKLORIK NË MEDVEGJË

17. gusht 2018.

Medvegjë - Në sallën e Qendrës Kulturore të komunës së Medvegjës, është mbajtur festivali i parë ndërkombëtar i folklorit dhe valleve popullore ndërsa gjatë dy mbrëmjeve, sa zgjati edhe festivali, janë paraqitur shoqatat folklorike nga Polonia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Serbia.

Festivalin e  filloi duke defiluar  grupet folklorike nga Polonia, Graçanica, Qiqevacit dhe Medvegja, të cilët janë me veshjet popullore kanë  ecur nëpër qendrën e Medvegjës.

"E gjithë kjo ngjyrë e përzier, kostumet popullore dhe folklorike përfaqësuan pasurinë e diversitetit që ne i respektojmë shumë dhe të cilave i gëzohemi me zemër. Ky festival u projektua vetëm për të treguar se si diversiteti i folklorit i bashkon njerëzit me këngët dhe dramat, "tha kryetari i bashkisë së Medvegjës në hapjen e festivalit të folklorit.

Në platonë e Qendrës Kulturore, u shfaqën së pari pjesëmarrësite të rinj të festivalit, ndërsa pastaj mysafirë nga Polonia dhe shoqëritë folklorike vendore.

Mbrëmja e dytë e festivalit filloi me shfaqjen e grupeve folklorike nga Bullgaria dhe Mali i Zi.

Kryetari i komunës së Medvegjës dhe drejtori i Qendrës Kulturore dhanë dhurata modeste dhe ju falenderuan përfaqësuesve të grupeve folklorike për pjesëmarrje në këtë festival.

Burimi: Qendra e Informacionit Jug dhe Trupi Koordinues