Arkiva e lajmeve
                   

FESTIVALI I MINI BASKETBOLLIT NGA DATA 6-8 MAJ NË BUJANOC

14. prill 2022.

Bujanoc-Beograd- Festivali i dhjetë jubilar ndërkombëtar i mini basketbollit “Të shpëtojmë fëmijët” do të mbahet më 6, 7 dhe 8 maj në Pallatin e Sporteve të Bujanocit “Mlladost”. Në manifestimin më masiv në komunën e Bujanocit do të marrin pjesë fëmijë nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Gjermania dhe vendet e tjera të rajonit, sipas organizatorëve, OKK Play 017 i Bujanocit.

Në ditën e parë të festivalit është planifikuar një promovim në sheshin e qytetit ku do të shfaqen elementet bazë të basketbollit të anëtarëve më të rinj të klubit dhe e njëjta ditë është rezervuar për mbajtjen e një puzijade.

“Puzijada për bebe organizohet për herë të parë në Bujanoc. Ne duam të përfshijmë më të rinjtë tanë në një mënyrë argëtuese dhe do të sigurohen çmime për të gjithë pjesëmarrësit e vegjël në puzijada. Ftojmë prindërit të regjistrojnë foshnjat e tyre dhe të shoqërohen e të argëtohen në ditën e parë të festivalit”, tha Nenad Stajiq, njeriu i parë i OKK Play 017.

Në ditën e dytë të festivalit është në program ndeshja e basketbollit me karrige me rrota mes ekipeve Singidunum dhe Crvena zvezdës.

“Kjo do të jetë një mundësi unike për banorët e Bujanocit dhe mysafirët që të shohin se si është të luash basketboll me karrige me rrota, i cili është një sport shumë kërkues”, thotë Stajiq.

Dita e fundit e festivalit të këtij viti është e rezervuar për lojërat e mini basketbollistëve më të rinj të cilët do të shfaqin aftësitë e tyre në basketboll në katër fusha, ndërsa në pushimet ndërmjet ndeshjeve basketbollistë të rinj do të marrin pjesë në seminare kushtuar fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara të organizuara nga Shoqata “Ëndrrat e Mia”.

Mini basketbollistët do të mësojnë për ushqyerjen e fëmijëve dhe mënyrën e shëndoshë të rritjes nga doktori i kulturës fizike, Dushan Nikolliq.

Festivali ndërkombëtar i mini basketbollit sivjet do t'u kushtohet fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara për të tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë dhe për të dërguar një mesazh për nevojën e përfshirjes së tyre në shoqëri.

Aplikimet për puzijada bëhen në numrin e telefonit 066/6068888 ose në adresën elektronike okkplay017@gmail.com.

Burimi: Bujanovaqke, Trupi Koordinues