Arkiva e lajmeve
                   

FESTIVALI I MINI BASKETBOLLIT NË BUJANOC 26.04.2017.

26. prill 2017.

Bujanoc – Bujanoci më 6 maj do të jetë nikoqir i Festivalit Ndërkombëtar të Mini Basketit “T`i ruajmë fëmijët”, është kumtuar në ueb faqen e Federatës së Basketbollit të Serbisë.

Organizatorët kanë njoftuar se në Festival do të marrin pjesë djemët dhe vajzat të lindur në vitin 2006 dhe më të vjetër. Është njoftuar se klubet mund të paraqesin numrin e pakufizuar të ekipeve mashkullore dhe femrore.

Afati për paraqitje të ekipeve kalon nesër, më 26 prill, ndërsa paraqitja bëhet tek Organizatori – Klubi Rinor i Basketbollit “Play 017” nga Bujanoci dhe Federata e Mini Basketit të Serbisë.

Organizatorit ndihmët teknike dhe organizative do t`ia ofroj Federata për Mini Basket e Serbisë dhe Federata e Basketbollit të Serbisë.

Përkrahjen për këtë festival të posaçëm të basketbollit në jugun e Serbisë, përveç vetqeverisjes dhe Qendra Sportive “Rinia”, do t`ia ofroj Ambasada e SHBA-së në Beograd, dhe kompania “Dekor M&V” nga Presheva.

Burimi: dhe Federata e Basketbollit të Serbisë, Vranjske dhe Trupi Koordinues