Arkiva e lajmeve
                   

FENOMEN NË SERBI – FSHATI I NDËRTUAR NGA GURI I ÇMUAR, NDËRSA KAFSHËT PIJNË UJË MINERAL

25. shkurt 2019.

Medvegja - Fshati Gornji Buçumet nën malin Radan në komunën e Medvegjës është i vetmi vend në Serbi ku gurët e çmuar mund të mblidhen përgjatë rrugës, në livadhe, në pemishte, në pyje dhe në oborre.

Kur pas gjysmë ore me makinë nga Medvegja zbret në zhavorr, fryma të ndalet. Para syve të dalin shumë gjyra. Këto janë gurë dhe muret nga "opal", "ahata", "kalcedon", "ametisti" dhe "jaspisi", gurë të çmuar nga të cilat bëhen bizhuteri të shtrenjta.

Fshatarët i shtruan rrugët me këto gurë, i ndërtuan themelet e shtëpive dhe shtallave të tyre dhe ato u mbuluan me gjashtëdhjetë puse.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, tha se e gjithë kjo është e vërtetë, duke shtuar se në ato pjesë ka edhe ujë mineral të cilët banorët ua japin kafshëve.

Në territorin tonë është miniera Lece, është një bëzhdile e cila  në përbërjen e vet ka një sasi të madhe të ari, "tha Arsiq, duke shpjeguar se Medvegja është pjesë e jugut të Serbisë në Rrethin e Jabllanicës.

Në Medvegjë, në një vend, ka më shumë ujëra të cilat janë shëruese dhe të cilat shërojnë  sëmundje të ndryshme.

"Në banjën tonë uji është rreth 30 gradë, ku njerëzit mund të lahen në ujërat medicinale. Këto ujëra kurojnë veshkat, stomakun, lukthin, aneminë, diabetin, sëmundje të fshikëzës së tëmthit”, tha Arsiq.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues