Arkiva e lajmeve
                   

FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA NGA 11.000 DINARË NGA KOMUNA E BUJANOCIT

23. dhjetor 2021.

Bujanoc - Beograd - Komuna e Bujanocit këtë vit ka ofruar ndihmë të njëhershme prej 11 mijë dinarë për fëmijët me nevoja të veçanta, ka thënë shefi i Departamentit për Shërbime Publike, Fejzi Beqiri.

Këtë vit për ndihmë financiare nga buxheti komunal kanë aplikuar 70 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët vijojnë mësimin sipas programit të posaçëm të IEP-së.

Janë ndarë gjithsej 770 mijë dinarë, kurse pagesa e ndihmës financiare do të bëhet deri në fund të vitit”, thotë Beqiri.

Komuna e Bujanocit çdo vit ofron pako për Vitin e Ri për këta fëmijë.

Vetëqeverisja lokale vazhdimisht ka theksuar se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta  për t'i ndihmuar ata të integrohen në shoqëri.

Burimi: Bujanovaqke, Trupi Koordinues