Arkiva e lajmeve
                   

FËMIJËT NGA BUJANOCI KANË VIZITUAR SHTËPINË E HENDBOLLIT

26. tetor 2016.

Bujanoc, Beograd – Vikendi i shkuar do të mbetet në memorjen e hendobollistëve të rinjtë “Mlladost”-it në Bujanoc. Për më shumë se 50 hendbollistë kanë qëndruar në Beograd, ndërsa fëmijët nga jugu i Serbisë me këtë rast kanë vizituar hapësirat e Federatës së Henbollit të Serbisë në Novi Beograd.

Ardhmëria e hendbollit ka pasur mundësinë që të shoh një numër të trofeve dhe medaljeve të fituara në dekadat e kaluara, ndërsa posaçërisht vëmendje i kanë tërhequr fotografitë e medaljeve të bronzta të fituara në vitin 2012 dhe 2013, nga kampionati i mbajtur në Serbi.

„Fëmij, shpresojmë që dikush edhe nga ju një ditë do të gjejë vendin në këtë murë. Gjithçka është e mundur, ndërsa vizita shërben si motivim më i mirë për punë të ardhshme“, ka thënë trajneri i KH „Mladost“, Nebojsha Mitiq.

Klubi i Bujanocit ka fituar topa dhuratë nga Federata e Hendbollit të Serbisë, si dhe dresat e reprezentacionit. Fëmijët nga KH “Mladost”, ditën e kanë kryer me pjesëmarrjen në ndeshjen e Super Ligës së Serbisë, në tempullin e njohur të hendbollit në Banjicë, ku kanë pasur mundësinë që të ndjekin meçin në mes Partizanit dhe Sllogës.

Burimi: Federata e Henbollit të Serbisë dhe Trupi Koordinues