Arkiva e lajmeve
                   

FAZA E PARË I TRAJNIMEVE PËR MËSUESIT DHE ARSIMTARËT TË CILËT LIGJEROJNË GJUHËN SERBE SI GJUHË JOAMTARE NË SHKOLLA FILLORE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

23. prill 2015.

Shërbimi i trupit Koordinues dhe Ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, për arsimarët dhe mësuesit e shkollave fillore, kanë organizuar fazën e parë të trajnimeve. Mësuesit dhe arsimtarët të cilët ligjërojnë lënëdën e gjuhës serbe si gjuhë joamtare në shkollat fillore tët ë tri komunave, trajnimet i kanë ndjekur në Qendrën regjionale për zhvillim professional të punësuarve në arsim, në Nish, në periudhë prej 15 – 19 prill.

Prej 56 mësuesve dhe arsimtarëve të gjuhës serbe si gjuhë joamtare, trajnimin katërditorë e kanë ndjekur 19. Trajnimet i kanë mbajtur profesorët e gjuhës serbe të cilët mirren, në mes tjerash, edhe me metodologjinë e lëndës së gjuhës serbe si gjuhë joamtare. Mësuesit dhe arsimtarët kanë pasur mundësin që cdo ditë përgjat trajnimit të shtjellojn tema të cilat kanë të bëjnë me organizimin e mësimdhënies së gjuhës serbe si gjuhë joamtare dhe me mënyrat e realizimit të mësimdhënies.

Rrethi i parë i trajnimit për arsimtarët e shkollave fillore është pjesë e aplikimit të rekomandimeve të përmbajtura në “Studimin mbi mundësitë e avancimit të mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ndërsa është organizuar me përkrahjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Shërbimi i trupit Koordinues sëbashku me Ministrinë e arsimit do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve tjera, të vlersuara si të rëndësishme për avancimin e mëtutjeshëm të arsimtarëve, por, edhe për avancimin e mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare. Faza e dytë e trajnimit të certifikuar do të organizohet prej 7 deri më 10 maj në Bujanoc.

Pas përfundimit të trajnimeve, arsimtarët do të vizitojn kolegët e tyre në Vojvodinë, në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat në lidhje me organizimin dhe realizimin e kësaj lënde.