Arkiva e lajmeve
                   

FATI I MINIERËS LECE ËSHTË FATI I TËRË MEDVEGJËS

12. nëntor 2019.

Beograd, Medvegjë - Potenciali më i madh natyror i Medvegjës është miniera Lece, dhe në një farë mënyre fati i kësaj minierë është fati i komunës së Medvegjës, tha kryetari i kësaj komune, Nebojsha Arsiq, në Konferencën e nëntë të mbajtur ndërkombëtare për resurset minerale në Beograd.

Ai theksoi se hulumtimet janë ende duke u bërë në territorin e kësaj komune dhe se është e qartë se minierat janë një degë e ekonomisë që do të vazhdojë të jetë motori i zhvillimit të komunës së Medvegjës së bashku me turizmin dhe të gjitha potencialet dhe përfitimet që ofron Banja e Sijarinës.

 “Zoti nuk e kurseu komunën tonë të vogël për burimet natyrore. Kemi Banjën e Sijarinës me një gejzer unik dhe 18 burime ujore minerale, pastaj minierën Lece të arit, plumbit dhe zinkut, oniksin e mermerit në Sijarinska Banja, gurë gjysëm të çmuar ndër të cilët janë opali, kalcedoni, agati, ametisti. Ajo që nuk ka ndryshuar në vitin e kaluar është se minierat kanë qenë dhe mbeten forca kryesore lëvizëse e ekonomisë sonë dhe sektorit që punëson numrin më të madh të njerëzve në territorin e komunës së Medvegjës”, theksoi Arsiq.

Në territorin e komunës së Medvegjës, përveç shfrytëzimit në minierën e Leces, fushën e eksplorimit të minierës e ka ndërmarrja: "Metalfer Steel Mill Ltd.", ndërsa në zonën e fshatit Tullarë eksplorimi kryhet nga "Mineralet Dunav", ndërsa së fundmi grupi Amber "Metalfer" po kryen studime gjeologjike në territorin e komunës së Medvegjës.

"Investimi i deritanishëm në studimin e Metalfer Group është 3 milion euro, ndërsa investimi i planifikuar është mbi 25 milion euro," tha Arsiq në fjalimin e tij.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Serbi, Steven Ndegva, vlerësoi se sektori serb i minierave ka një potencial të madh për rritje dhe krijimin e vendeve të punës në vendin tonë. Sipas një studimi të Bankës Botërore, Serbia ka një shans të fortë për të qenë lider dhe të marrë pjesë në të ardhmen e Evropës, por pyetja kryesore është nëse Serbia është e gatshme të shfrytëzojë mundësinë, është konkludimi nga paneli i konferencës.

Konferenca e këtij viti siguroi një pasqyrë të vlefshme për informacionin mbi projektet minerare dhe gjeologjike në Serbi dhe vendet e tjera, duke paraqitur shembuj të praktikave më të mira në fushën e minierave të qëndrueshme, sfidat me të cilat përballen gratë udhëheqëse në industrinë e minierave, risitë në pajisjet minerare dhe teknologjitë, si dhe mundësitë e financimit në gjeologji dhe miniera, pastaj ndikimi i minierave në qeverisjen vendore, rëndësia e financimit të projekteve në sektorin e minierave, dhe tema të tjera të rëndësishme.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues