Arkiva e lajmeve
                   

FAMILJA KARAKAN KA DHURUAR KOMPJUTORË PËR SHKOLLËN “SVETI SAVA” DHE PROKURORINË NË BUJANOC

20. mars 2018.

Bujanoc – Petar Jovanoviq nga Beogradi, nga familje e njohur Karakan nga Bujanoci, të hënën shkollës profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc i ka dhuruar 10 llaptopë dhe 5 kompjutorë personal të cilët kanë të instaluar programin “Windows 7”.

Për këtë donacion të konsiderueshëm në emër të shkollës, nxënësve dhe të punësuarve, donatorit i ka faleminderuar drejtoresha e Biserka Joviq.

Jovanoviq ka paralajmruar se aksioni do të vazhdohet, ndoshta për Petrovdan, kur sipas premtimit të tij do të siguroj pajisje të reja për BL të Kërshevicës.

Sipas fjalëve të profesorit Svetisllav Veliçkoviq, promotorit të këtij aksioni dhe punëtorit të dikurshëm të SHP “Sveti Sava”, në marrëveshje me zëdhënësin e kryetarit të komunës së Bujanocit dr Stojançe Arsiq, është paraparë që në këtë fshat të formohet qendra informative

„Qëllimi kryesor i kësaj qendre do të jetë promovimi i potencialeve turistike të Bujanocit. Pikë sëpari mendoj në afërsi të manastirit Shën Prohor Pçinjski dhe qendrës arkeologjike Kalle në Kërshevicë”, hta Veliçkoviq.

Përveç SHP “Sveti Sava”, Jovanoviq ka dhuruar pajisjet kompjutorike edhe në SHF “Vuk Stefanoviq Karaxhiq” në Levosoj dhe paralelen e Prokurorisë Themelore Publike në Bujanoc.

Kjo shkollë ka fituar nga dy kompjutorë personal dhe llaptopë, ndërsa Prokuroria Themelore Publike nga dy kompjutorë.

Në pranimdorëzimin e dhuratave, në mes tjerash, kanë marrë pjesë edhe zëdhënsi i kryetarit të komunës së Bujanocit Stojança Arsiq.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues