Arkiva e lajmeve
                   

FALËNDERIME TRUPIT KOORDINUES

20. maj 2010.

Preshevë – Me rastin e ditës së fëmijëve pa prindër, organizata e shoqërisë civile „Тhе International Human Center“ nga Presheva ka mbajtur një takim në hapësirat e shtëpisë së kulturës ,,Abdullah Krashnica’’ në Preshevë, dhe me atë rast ka festuar pesëvjetorin e ekzistimit dhe punës së sajë.

Ridvan Ribeiro, kryetarë i „Тhе International Human Center“, gjatë ekspozimit të tijë tha se kjo organizatë që nga themelimi i sajë e deri më sot ndihmon 48 familje të cilat përkujdesen për fëmijët e paprindër.

Kryetari i kësajë organizate ka falënderuar Trupin Koordinues të Qeverisë së Republiës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në ndihmën të cilën Trupi Koordinues u jep nxënësve të shkollave të mesme të cilët janë pa prindër dhe të cilët kanë përfituar bursën e Trupit Koordinues. Zotëri Ribeiro tha se Trupi Koordinues ka shpallur konkurs për mrëqenie sociale në një sumë prej 2 milionë dinarësh ku përparësi kanë pasur nënat mbajtëse të familjeve si dhe kategoritë tjera më të rrezikuara.

Në këtë takim kanë marrë pjesë rreth 30 persona, në mes të cilëve ka qenë  edhe kryetari i kuvendit komunal të Preshevës Skënder Destani, kryeshefi i stacionit policorë të Preshevës Avdi Bajrami, përfaqësuesit e shoqërive civile si dhe qytetarët e komunës së Preshevës.