Arkiva e lajmeve
                   

FAKULTETI MULTIETNIK NË BUJANOC

6. tetor 2010.

Grupi i posaqëm për arsim të lartë në Serbinë jugore i cili përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së arsimit, Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, ekspert vendorë dhe të huaj, të mërkurën më 6 tetorë kanë marrë vendim që në Bujanoc të hapet një shkollë e lartë të profilit ekonomik.

Pas takimit të Grupit të Posaqëm, është mbajtur edhe konferenca për media në të cilën folën kryetari i Trupit Koordinues milan Markoviq, komesari i lartë për pakica Knut Vollebek dhe ndihmësministri i arsimit Zoran Kostiq. Markoviq deklaroi se vendimi përhapjen e paraleles së fakultetit ekonomik në Bujanoc ëshë bërë me koncenzus dhe shtoi se ,,të gjitha tash u janë lënë ekspertëve të cilët merren me arsimin e pakicave kombëtare sepse nuk dëshirojmë që arsimi të jetë temë politike’’

Me këtë rastë Markoviq shpreson se studentët e parë në fakultetin e Bujanocit do të regjistrohen në vitin e ardhshëm dhe se arsimi i lartë do të jetë vend shoqërimi i serbëve, shqipëtarëve dhe romëve.

,,Është me rëndësi që studentët pas përfundimit të studimeve do të japin kontributin e tyre në cilindo institucion shtetërorë’’, deklaroi kryetari i Trupit Koordinues duke theksuar se fakulteti nuk duhet të ku studentët do të ndahen por vend ku do të mësojnë të punojnë, jetojnë dhe të kontribojnë së bashku komuniteteve të tyre.

,,Qeveria e Serbisë është e vetëdijshme mbi problemet në sferën e arsimit në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e sidomos problemet që i përkasin komunitetit Shqipëtarë’’, tha Markoviq dhe shtoi se tash është formuar Këshilli Nacional i Shqipëtarëve i cili do të jetë faktorë i rëndësishëm i zgjidhjes së problemeve nga sfera e arsimit.

Komisioneri për pakicat kombëtare Knut Vollebek tha se arsimi është faktorë i rëndësishëm i qdo individi por edhe i regjionit për arsye se ndikon në zhvillimin, integrimin dhe qëndrueshmërinë e tijë.

,,Më vjenë mirë që shkolla e lartë do të hapet për qytetarët e saj të cilët flasin gjuhën shqipe, mirëpo ajo do të jetë e karakterit multietnik dhe e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar të këtijë regjioni’’, tha Vollebek.

,,OSBE-ja përmes zyres së sajë në Bujanoc monitoron me vëmendje se qka po ndonjë në sferën e arsimit në Serbinë jugore dhe mendojmë që Qeveria e Serbisë dhe Trupi Koordinues japin përpjekje të mëdha në zgjidhjen e këtijë problemi. Arsimimi ëstë shumë i rëndësishëm për qdo individ dhe ai përcakton rrugën e jetës sonë por është i rëndësishëm edhe në integrimin e komuniteteve në shoqërinë ku ata jetojnë’’, deklaroi Vollebek duke shtuar se arsimi multietnik është një sfidë e madhe për të gjitha shtetet anëtare të OSBE-së dhe se Serbia mundë të zbatojë praktikat e mira dhe këshillat nga vendet  tjera nga kjo sferë.

Ndihmësministri i arsimit Zoran Kostiq tha se problemi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe do të zgjidhet deri në fundë të tetorit dhe se arsimi i pakicave kombëtare në gjuhën e tyre antare është rregulluar sipas ligjit në fuqi.