Arkiva e lajmeve
                   

FABRIKA E DYSHEKËVE SIMPO DHUROI 1.500 MASKA MBROJTËSE BUJANOCIT

2. prill 2020.

Bujanoc-Fabrika e dyshekëve Simpo në Bujanoc dhuroi me iniciativën e vet 1.500 maska mbrojtëse, me pëlqimin e drejtorit general Sllaqan Disiq tha drejtori, Dragan Mihajloviq.

Maska të qepura nga punonjësit e kësaj fabrike iu dorëzuan shtëpisë së shëndetit , zjarrfiksave (përmes Kryqit të Kuq), Kryqit të Kuq, qeverisjes lokale (shtabit për situata të jashtzakonshme) dhe vullnetarëve që ndihmojnë personat mbi moshën 65 vjeç, të cilët janë të ndaluar të lëvizin gjatë pandemisë.

Nga Simpo njoftojnë se do të vazhdojnë ta ndihmojnë Bujanocin në këtë mënyrë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues