Arkiva e lajmeve
                   

EUROPA YTE, VENDIMI YT!

26. nëntor 2015.

Komiteti Europian Social dhe Ekonomik për të shtatën herë organizon manifestimin “Europa yte, vendimi yt”, e cila mbledh të rinjët e moshës 16-17 vjeçare dhe mbahet në Bruksel prej 28 deri më 30 prill të vitit 2016.

Qëllimi i manifestimit “Europa yte, vendimi yt”, mundëson nxënësve të shkollave të mesme në 28 shtete të vendeve anëtare dhe pesë vende kandidate i mundëson që të mësojnë më shumë mbi UE-në dhe të mësojnë rolin e Komitetit Europian Social dhe Ekonomik në kuadër të Unionit. Kjo është mundësia e rrallë për nxënësit që të diskutojnë në temën e rrethit multikulturor me prezantimin e argumenteve, bisedimeve dhe kërkimin e kompromisit në debatin i cili do të mbahet sipas modelit të mbledhjes plenare me përkthyesit e siguruar të gjuhës angleze dhe frenge. 

Tema e ngjarjes së këtij viti është lidhur me emigrantët në Europë, ndërsa nxënësit janë të ftuar që sëbashku të punojnë në aspektet e caktuara të kësaj teme aktuale, siç janë:

Masat e mundshme për integrimin më të mirë të emigrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve në shtetet vendore; Shqyrtimi i masave praktike të cilat mund të merren në terren: në shkolla, komuna, organizata të shoqërive civile etj; Projektimi i propozimeve konkrete për zgjidhjen e çështjeve emigruese nga prespektiva e të europianëve të rinj.

Përveç punës në zgjidhjen e këtyre sfidave, nxënësit mund të bisedojnë dhe shkëmbejnë mendimet me moshatarët dhe të zbulojnë tërë diapazonin e kulturave të ndryshme dhe kontekstit shoqëror prej nga vijnë nxënësit. Përveç kësaj do të tentohet që të ndikojnë në procedurat europiane të sjelljes së vendimeve, ndërsa në shtëpi do të kthehen me ide dhe kujtime të reja në të cilat edhe më tej do të ushqejnë idenë e inkluzionimit të Europës.

Para vizitës në Bruksel, anëtarët e Komitetit do të vizitojnë shkollat e zgjedhura në mënyrë që nxënësit të përfshihen në debatin e ndërtimit të mëtejshëm të Europës.

Përshkrimin e ngjarjes, formularin për paraqitje elektronike, të drejtat dhe informacionet praktike mund t`i merrni në ueb faqen e Komitetit Ekonomik Social Europian http://www.eesc.europa.eu/?i=portal.en.events-and-activities-your-europe-your-say-2016 .

Afati për paraqitje është 13 janar 2016.

Burimi: Qendra Resurs dhe Trupi Koordinues