Arkiva e lajmeve
                   

EUROPA PËR QYTETARË DHE QYTETARE: FTESË E RE PËR DORËZIMIN E PROJEKTEVE (AFATI: 02.09.2019)

22. korrik 2019.

Informojmë të gjitha palët e interesuara se një ftesë e re për propozime është hapur në kuadër të programit "Europa për Qytetarët".

Në këtë thirrje ju mund të aplikoni për projekte sipas Kapitullit 2 - Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare - masa 2.3. Projektet e organizatave të shoqërisë civile.

Thirrja mbyllet më 2 shtator 2019.

Në kuadër të kapitullit të dytë "Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare", prioritetet e mëposhtme janë në fokus për vitin 2019:

• Debat për të ardhmen e Europës dhe euro-skepticizmin, ekstremizmin dhe racizmin në Evropë

• Promovimi i solidaritetit në kohë krize

• Inkurajimi i dialogut ndërkulturor, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe lufta kundër stigmatizimit të emigrantëve dhe grupeve minoritare

Para përgatitjes së aplikacionit, duhet të shikoni me kujdes Udhëzuesin e ri të Programit dhe Programin e Punës për 2019, i cili është në dispozicion në https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens_en

Informata të hollësishme mbi konkursin mund të gjenden në EACEA https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/funding_en?cookies=disabled

Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe Trupi Koordinues