Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË VAZHDUAR AFATI PËR PARAQITJE NË MBËSHTETJEN E VETQEVERISJEVE LOKALE PËR AVANSIMIN E E-UPRAVËS

21. gusht 2019.

Programi Swiss PRO ka vazhduar afarin deri më 26 gusht 2019, për thirrje publike për mbështetje të njësive të vetëqeverisjes lokale në rritjen e aftësive për të përmirësuar qeverisjen elektronike dhe ofrimin e shërbimeve elektronike.

Përmes kësaj thirrje, qeveria zvicerane do të mbështesë deri në 40 qeveritë lokale me 350,000 euro,  për të rritur përgjegjshmërinë, transparencën dhe efikasitetin në sigurimin e një aksesi më të mirë në shërbime dhe të drejta si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë, thuhet në deklaratë.

Të drejtë pjesëmarrjenë këtë thirrje publike kanë 96 qytete dhe komuna nga Shumadia dhe Serbia perëndimore dhe rajonet e Serbisë jugore dhe lindore. Qeveritë lokale në propozimet e projekteve mund të aplikojnë për blerjen e pajisjeve informatike dhe programeve të licencuara me vlerë midis 7,000 dhe 9,000 EUR dhe të deklarojnë se çfarë mbështetje teknike u duhen për të përmirësuar qeverisjen elektronike (E-Uprava)

Në përputhje me kornizën kombëtare, programi Sëiss PRO do t'u ofrojë qeverive lokale mbështetje teknike të përshtatura për nevojat e tyre individuale në mënyrë që, ndër të tjera, të zhvillojnë procese dhe procedura të brendshme, të avansojnë zbatimin e procedurës administrative elektronike (eZUP), të zhvillojnë shërbime ekzistuese ose të reja, dhe të përpilojë  zgjidhje për prezantime në internet të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Programi Swiss PRO inkurajon veçanërisht qeveritë lokale që të përfshijnë në projekt propozimet e tyre punën në zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve elektronike për personat që i përkasin pakicave kombëtare, si dhe në futjen e teknologjive ndihmëse që do të rrisin mundësinë e përdorimit të këtyre shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, kjo është një mundësi për qeveritë lokale të lejojnë popullatën që të marrë pjesë aktive në procesin e vendimmarrjes në komunitetet e tyre përmes vendosjes së  faqeve të eParticipimit dhe eDëgjimit.

Më shumë informacion mbi thirrjen, si të aplikoni dhe kriteret e përzgjedhjes për projektet janë në dispozicionw https://www.swisspro.org.rs/en/ktext/javni-poziv-za-podrsku-jedinicama-lokalne-samouprave-u-jacanju-kapaciteta-za-unapredenje-elektronske-uprave

Burimi: Programi Swiss Pro dhe Trupi Koordinues