Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR KONKURSI I RI, I KATËRTI PËR NDARJEN E MJETEVE NË BAZË TË SHTYERJES SË NDJEKJES PENALE

17. prill 2019.

Ministria e Drejtësisë ka shpallur konkurs të ri publik për shpërndarjen e fondeve të mbledhura nga shtyerjen e ndjekjes penale (oportunitetit), dhe shuma totale e parashikuar për ndarje është 470 milionë dinarë.

Të interesuarit për pjesëmarrje në këtë konkurs publik duhet të paraqesin kërkesën me shkrim brenda 20 ditëve nga dita e shpalljes në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë".

Konkursi është i hapur për të gjitha ato projekte nga fusha e interesit publik (shëndetësia, kultura, arsimi, puna humanitare ...), ndërsa një propozim mbi alokimin e fondeve sillet nga Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë i përbërë nga përfaqësues të institucioneve relevante.

Që nga viti 2016, Ministria e Drejtësisë ka shpallur tre konkurse publike për alokimin e fondeve në bazë të oportunitetit dhe gjatë tre viteve ka ndarë më shumë se 1,148 miliardë dinarë për pothuajse 300 projekte me interes publik. Të gjithë përdoruesit e mëparshëm të fondeve nga tri garat e mëparshme mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo metodë e shpërndarjes së fondeve ka futur transparencën në procedurën e shpërndarjes, e cila është përcaktuar nga ndryshimet në Ligjin e Procedurës Penale të vitit 2014 në përputhje me Strategjinë Kombëtare Kundër Korrupsionit për periudhën 2013-2018.

 

Informacionet shtesë rreth këtij konkursi i kenë në këtë link https://www.mpravde.gov.rs/obavestenje/23720/javni-konkurs-za-dodelu-sredstava-prikupljenih-po-osnovu-odlaganja-krivicnog-gonjenja.php

Burimi: Ministria e Drejtësisë dhe Trupi Koordinues