Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR KONKURS PËR PROJEKTET TË CILAT MERREN ME REFORMAT E MONOTORIMIT TË ADMINISTRATËS PUBLIKE NË NIVEL LOKAL (AFATI: 1 SHTATOR 2020)

9. shtator 2020.

Qendra për Politikat Evropiane (CEP) njoftoi se është shpallur një konkurs për dhënien e granteve të vogla për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile të përfshira në monitorimin e reformës së administratës publike në nivelin lokal.

Konkursi u shpall brenda projektit WeBER 2.0 - Forcimi i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor për administratën e reformuar publike.

Afati i fundit për aplikime është deri më 1 nëntor 2020.

Siç thuhet në ftesë, fondet totale të planifikuara arrijnë në 225,000 euro dhe ato kanë për qëllim të mbështesin 30 projekte në vlerë deri në 8,000 euro (7,500 euro mesatarisht), nga të cilat deri në 6 do të mbështeten në Serbi, deri në 6 në Bosnjë dhe Hercegovinë, deri në 5 në Shqipëri, deri në 5 në Maqedoninë Veriore, deri në 4 në Kosovë dhe deri në 4 në Malin e Zi.

Kohëzgjatja e parashikuar e projekteve që do të aprovohen brenda konkursit është midis 6 dhe 12 muaj.

Projekti WeBER 2.0 financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

Pyetjet për sqarime specifike mund të dërgohen me e-mail jo më vonë se 1 tetor 2020 në adresën e postës elektronike: ëeber.grants@thinkforeurope.org.

Informacioni shtesë i projektit, formulari i aplikimit dhe dokumentacioni mbështetës janë në dispozicion nwhttps://cep.org.rs/poziv-za-podnosenje-predloga-projekta/?fbclid=IwAR0R-IniqLr3BeNZ2e-kY9CM9PeLQomEH-_LozqVrtMhCOA8JkVtkSLMxUU

Burimi: Dijalog.net dhe Trupi Koordinues