Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR KONKURS PËR DRUM DUM FEST 6

5. maj 2016.

Leskoc – Drum Dum Fest, i cili organizohet për gjashtën herë rradhazi, do të mbahet më 29 dhe 30 qershor në Leskoc. Shoqata “Komunikimi muzikor”, të cilat është bartëse kryesore dhe organizatore e Drum Dum Festit, ka shpallur konkurs për pjesën garuese të këtij manifestimi muzikor. Qëllimi është që në këtë mënyrë të stimulohen sa më shumë të rinjët dhe fëmijët për t`u marrë me muzikë.

Garuesit performojnë në kuadër të kategorisë DDF Tins (bateristët prej 15 deri 21 vjeç), ndërsa duhet performojnë një kompozim prej pesë minutave. Mund të përdorin matricën apo kompozimin ta kryejnë me bendin. Për pjesëmarrje është e nevojshme që të dorëzohen paraqitjet e plotësuara, të cilat mund të mirren në ueb faqen www.drumdumfest.com, më së voni deri më 30 maj 2016. Për më të mirët do të ndahen shpërblimet dhe diplomat, si dhe shfaqjet e përbashkëta me ndonjë mysafir.

Organizatorët paralajmrojnë edhe performancat e disa mysafirëve të rëndësishëm, siç është Zafir Haxhinov dhe bendi Kerber.

Burimi: Leskovaçke Vesti dhe Trupi Koordinues