Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR KONKURS PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTEVE MEDIALE

30. prill 2018.

Bujanoc - Departamenti i Shërbimeve Shoqërore i komunës së Bujanocit, të premten më 27 prill, shpalli konkurs për projekte të bashkëfinancimit në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2018.

Siç është theksuar në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të komunës, qëllimi i konkursit është bashkëfinancimi i prodhimit të përmbajtjeve mediatike që të kontribuojnë në arritjen e interesit publik.

 Buxheti komunal për këtë qëllim ka paraparë shumën prej prej 5 milionë dinarëve, e cila është 2 milionë më pak se vitin e kaluar.

Shuma minimale e fondeve që mund të jepet për një projekt është 50.000 dinarë, ndërsa më e madhe 1,5 milion dinarë. Nëse një pjesëmarrës i konkursit, i cili u publikua në faqen e internetit të komunës së Bujanocit, në vitin aktual ka përdorur tashmë fonde të destinuara për financimin e projekteve të mediave, me të njejtin projekt mund të aplikoj përsëri edhe njëherë në këtë vit, por shuma e dhënë nuk mund të kalojë 80 për qind të vlerës së projektit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve dhe projekteve është 15 ditë nga data e publikimit të konkursit.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues