Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR KONKURS NË KUADËR TË PROGRAMIT TË EIDHR-ës

22. qershor 2016.

Delegacioni i UE-së në Serbi ka shpallur ftesë për propozimin e projekteve në kuadër të Instrumentit Europian për Demokraci dhe Drejta të Njeriut (EIDHR), për të cilën janë siguruar vlera e përgjithshme prej 1.750.000 euro. Projektet e miratuara do t’i ndahen grantet në vlerë prej 50.000 deri 300.000 euro.

Afati për dorëzimin e konceptit të propozim projektit është deri më 29 korrik 2016.

Data dhe vendi i mbajtjes së info sesioneve me rastin e këtij konkursi do të shpallen me kohë në ueb faqen e Delegacionit të UE-së në Republikën e Serbisë (europa.rs).

Tekstin e konkursit mund ta merrni në http://socijalnoukljucivanje.gov.rs/rs/objavljen-konkurs-u-okviru-eidhr-programa-rok-29-7-2016/

Burimi: Ekipi për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimin e Varfërisë dhe Trupi Koordinues