Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR FTESË PUBLIKE PËR MBËSHTETJE TË INDUSTRIES HOTELERIKE(AFATI: 12 MARS 2021)

26. shkurt 2021.

Ministria e tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit ka shpallur  thirrje publike për subvencione për të mbështetur punën e industrisë hoteliere për shkak të vështirësive të biznesit të shkaktuara nga epidemia e sëmundjes KOVID-19.

Hotelet e kategorizuara në pronësi private në 76 komuna dhe qytete në Serbi kanë të drejtë për fonde të pakthyeshme ( listën e njësive të vetëqeverisjes lokale  hotelet e së cilës kanë të drejtë të aplikojnë për subvencion mund të gjenden në www.mtt.gov.rs www.mtt.gov.rs).

Fondet ndahen në shumën prej 350 euro për shtrat individual dhe 150 euro për njësinë akomoduese (për dhomë), në ekuivalent dinari të llogaritur me kursin e mesëm të këmbimit të Bankës Kombëtare të Serbisë në ditën kur është ndar ndihma shtetërore, dhe pagesa do të bëhet në llogaritë e dedikuara në dinar të hapura në arkën shtetërore (trezor).

Një subjekt ekonomik humbë të drejtën e përdorimit të subvencionit nëse zvogëlon numrin e punonjësve me më shumë se 10% deri në fund të periudhës prej tre muajsh pas pagesës së ndihmës, pa llogaritur punonjësit që kanë lidhur një kontratë pune me subjektin ekonomik pëkohë të caktuar me periudhë tëskaduar nga  tre muaj pas ndihmës së paguar.

Formulari i aplikimit për përdorimin e fondeve mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit www.mtt.gov.rs.

Kërkesat për përdorimin e mjeteve të pakthyeshme dorëzohen në Ministri në adresën: Omladinskih brigada 1, 11070 Beogradi i Ri.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për përdorimin e fondeve të pakthyeshme është 12 Mars 2021.

Të gjitha informacionet shtesë mund të merren në telefon: 011/3139672, 011/3139691 dhe 011/3139668.

Informacione shtesë në lidhje me konkursin dhe dokumentacionin shoqërues janë në dispozicion në

https://mtt.gov.rs/vesti/dodele-subvencija-za-podrsku-radu-hotelijerske-industrije/

Burimi: Ministria e tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionitdhe Trupi koordinues