Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHËNUAR DITA E KOMUNËS SË MEDVEGJËS

19. maj 2016.

Medvegjë – Sot komuna e Medvegjës në mbledhjen solemne në ndërtesën e Kuvendit Komunal dhe me programin kulturoro-artistik në Shtëpinë e Kulturës ka shënuar ditën e komunës.

Kjo ka qenë mundësia që të bisedohet rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të komunës dhe projekteve prioritare dhe aktiviteteve në të cilat duhet të punohet.

Me këtë rast kryetari i komunës Nebojsha Arsiq, ka thënë se kjo vetqeverisje lokale do të vazhdoj që edhe më tej të zhvillohet, të intestoj në të rinjët dhe në bujqësi, sepse miniera e Leces dhe Banja e Sijarinës janë pikat kryesore mbështetëse për jetën e kësaj komune.

Mevegja shpresa të mëdha synon në zhvillimin e blegëtorisë dhe pemtarisë, ndërsa sipas Arsiqit, kultivimi i mjedurave në këtë pjesë është posaçërisht interesant. Ai është i bindur që Medvegja mund të bëhet Arile në jug të vendit, kështu që buxheti për bujqësi është dyfishuar dhe tani ka arritur vlerën prej dhjetë milionë dinarëve.

Ai shtoi se Medvegja mund të llogarit në 36 milion dinarë shtesë nga Trupi Koordinues, dhe kështu do të mund të rregullohen rrugët prej Lebanit deri në Medvegjë, por edhe në drejtim të fshatrave në territorin e komunës.

Në këtë solemnitet janë ndarë edhe shpërblimet për qytetarë, për nxënësit më të shkëlqyer të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa Trupit Koordinues iu është ndarë edhe çmimi për përkrahje dhe kontributin e zhvillimit të komunës së Medvegjës

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues, me këtë rast iu ka uruar ditën e komunës qytetarëve dhe komuës së Medvegjës, duke theksuar se për komunën e Medvegjës prioritet janë tri projekte: Banja e Sijarinës, miniera Lece dhe fabrika e Peletit. Ai theksoi se rëndësinë e unitetit dhe punës së përbashkët, duke cekur se komuna e Medvegjës gjithmonë do të ketë përkrahje nga Trupi Koordinues.

Burimi: Trupi Koordinues