Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHËNUAR DITA BOTËRORE E LIBRIT NË BIBLITOTEKËN “14 NËNTORI” NË BUJANOC

24. prill 2017.

Bujanoc – Me rastin e 23 prillit, Ditës Botërore të Librit dhe Drejtave Autoriale, biblioteka “14 Nëtori” në Bujanoc dje ka pritur pjesëmarrësit dhe arsimtarët e shkollave të fillore dhe të mesme “Branko Radiçeviq”, “Sezai Surroi”, “Sveti Sava” dhe “Naim Frashëri”.

Në mesin e të ftuarve kanë qenë edhe përfaqësuesit e sponzorëve të manifestimit, bankës “Societe Generale”, me drejtoreshën Lidija Petroviq.

Drejtorja e bibliotekës së Bujanocit, Lidija Trajkoviq, në bisedën me mysafirët ka faleminderuar këtë bankë për dhuratën – kanë paguar njëqind regjistrime falas në bibliotekë në Bujanoc.

Me vendim të UNESCO-s të vitit 1995, Dita Ndërkombëtare e Librit dhe Drejtave Autoriale shënohet më 23 prill.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues