Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË RRITUR BUXHETI I KOMUNËS SË BUJANOCIT

20. tetor 2017.

Bujanoc – Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar rebalans buxhetin, sipas të cilit komuna e Bujanocit deri në fund të vitit rritet buxheti për 30 milionë dinarë.

Duke folur rreth rebalansit të buxhetit, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se rritja e vlerës së përgjithshme të të ardhurave të parapara ka për qëllim rritjen e financimit të bujqësisë dhe zhvillimin e sipërmarrësisë, shkruan Titulli.com.

Këshilltarët në senacë të Kuvendit i kanë pasur debat të ashpër për këtë pikë, ndërsa në mes tjerash opozita ka kërkuar sqarimin e rreth shpenzimeve të Administratës Komunale.

Me miratimin e rebalansit vlera e përgjithshme e të ardhura të parapara të buxhetit është 970 milionë dinarë.

Sipas paralajmrimeve, është i mundur edhe një rebalans buxhet, po nëse arrijnë donacionet e reka apo mjete tjera nga ministritë përkatëse për realizimin e projekteve kapitale.

Burimi: Vranjske, Titulli dhe Trupi Koordinues