Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË PUBLIKUAR ANALIZA E POZITËS SË OMBUSMANIT LOKAL NË REPUBLIKËN E SERBISË

13. shkurt 2020.

Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut - YUCOM kohët e fundit publikoi Analizën e pozicionit të ombudsmanëve lokalë në Republikën e Serbisë.

Analiza është bërë në kuadër të projektit "Mbrojtësi i qytetarëve në kontekstin e integrimit në BE" me qëllim të formulimit të konkluzioneve dhe dhënies së rekomandimeve për përmirësimin e situatës së vëzhguar. Ndërtimi i kapaciteteve të Mbrojtësit të Qytetarëve, ombudsmanëve krahinor dhe lokalë është rekomandim i Raportit të Shqyrtimit dhe synon të implementojë një numër aktivitetesh të parapara në Planin i Veprimit për Kapitullin 23.

Kjo analizë adresoi çështjet e kornizës institucionale për punën e ombudspersonit vendor, procedurën e zgjedhjeve, aranzhimet administrative, procedurat e ankesave të qytetarëve, raportet e punës dhe çështje të tjera të rëndësishme. Informacioni u mblodh bazuar në përgjigjen ndaj një pyetësori gjithëpërfshirës të dërguar ombudsmanëve vendorë me mbështetjen e Shoqatës së Ombudsmanëve Lokal.

Analizën e pozitës së ombusmanëve lokal në Republikën e Serbisë mund ta shkarkoni në  http://www.yucom.org.rs/wp-content/uploads/2020/01/Analiza-polo%C5%BEaja-lokalnih-ombudsmana-u-Republici-Srbiji-1.pdf

Burimi: www.yucom.org.rs dhe Trupi Koordinues