Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË PROMOVUAR FJALORI SERBISHT-SHQIP PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE

5. tetor 2017.

Bujanoc – “Nga përvoja e di se është e rëndësishme që duhet ruajtur dhe folur gjuhën amtare përshkak të kulturës dhe traditës, por është e rëndësishme ta dijmë edhe gjuhën zyrtare të shtetit ku jetojmë, përshkak të integrimeve dhe punës”, deklaroi komesari i lartë i OSBE-së i Zyrës së Pakicave Nacionale Lamberto Zanijer, në promovimin e fjalorit shqip – serbisht.

Fjalori është prezentuar në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ndërsa përpilimin e tij e kanë ndihmuar Zyra e Komesarit të Lartë të OSBE-së për çështje të pakicave nacionale dhe Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve nga Novi Sadi, Beogradi, Tirana dhe Prishtina.

„Duke mësuar gjuhën më lehtë komunikoni dhe bëheni pjesë e botës e cila vetëm se më shumë integrohet në një pjesë të madhe. Fjalori do t`iu ndihmoj që të bëheni të rëndësishëm në shoqëri të gjërë, çka do t`iu jap në të ardhmen mundësi më të mëdha dhe shance më të mira për avansimin në të gjitha fushat”, porositi Zanijer.

„Fjalori i vogël" do të distribuohet në të gjitha 16 shkollat fillore në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Kryetari i komunës së Bujanoc Shaip Kamberi ka theksuar vërtetimin që mësimi i gjuhës serbe do të bëhet shumë më i lehtë dhe i shpejtë përmes kualitetit kualitativ.

Fjalori shqip-serbisht do të jetë i qasur për nxënësit, por edhe të tjerët të cilët dëshirojmë që të mësojnë gjuhën serbe apo shqipe, në formatin elektronik dhe në aspektin e aplikimit për telefonat mobil.

Në manifestimin e djeshëm në SHF “Naim Frasheri”, përveç nxënësve dhe arsimtarëve të kësaj shkolle, kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi me bashkëpuntorë, përfaqësuesit e Trupit Koordinues dhe shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Gjakomo Bosisio, me bashkëpuntorë.

Burimi: FoNet, Blic dhe Trupi Koordinues