Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË PREZANTUAR RAPORTI I MBROJTËSIT TË QYTETARËVE MBI PËRDORIMIN ZYRTAR TË GJUHËS SHQIPE

26. mars 2018.

Bujanoc - Mbrojtësi i Qytetarëve Zoran Pasalliç vlerësoi të premten në Bujanoc se në fushën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit “situata në një masë të konsiderueshme është përmirësuar”.

Ai tha se shkaqet e problemit ishin sistematike dhe specifike se ato ishin mungesa e stafit dhe burimeve financiare, trajnimit të pamjaftueshëm dhe informacioneve të paarritshme.

Kreu i Misionit të OSBE-së në Serbi Andrea Oricio, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Zoran Stankoviq dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjithashtu morën pjesë në prezantimin e raportit në objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.

Raporti është bërë me qëllim të përcaktimit të gjendjes reale të gjërave, tha Mbrojtësi i qytetarëve.

"Mungesa e përkthyesve në administratën komunale dhe bordet dygjuhësore në institucionet republikane janë identifikuar si probleme, si dhe hyrja në regjistra ose probleme me transkriptimin", tha Pasalliq.

Ai njoftoi për periudhën e ardhshme për një zgjidhje për regjistrimin në librat amëz sipas në Katalogut me emra shqip, si një instrument ndihmës për ofiqarët.

"Gjuha shqipe përmban një numër të madh të shkronjave të cilat nuk i njeh alfabet dhe drejtshkrimin serb, prandaj shqiptimi i një emri personal nuk është i njëjtë me mënyrën si është shkruar në gjuhën dhe drejtshkrimin shqip. Kjo rezulton në emrat që shkruhen në gjuhën serbe në shkrimin latin, ashtu siç e dëgjon dhe kupton ai i cili e regjistron, gjë që nuk është as ligjore as e drejtë", thotë raporti.

Misioni i OSBE-së në Serbi ka mbështetur hartimin e këtij raporti, ndërsa vet fakti se prezantimi është mbajtur në Bujanoc, siç tha ambasadori Oricio, tregon qëllimin e një institucioni të pavarur, siç Mbrojtësi i Qytetarëve, për të arritur deri tek komuniteti lokal.

"Gjuha dhe shkrimi i pakicave kombëtare janë vetëm gjysma e parë e problemit. E dyta është nevoja e integrimit më të madh të pakicave kombëtare në një shoqëri të ndryshme të Serbisë, "tha Oricio.

Ai tha se Misioni i OSBE-së në Serbi për këtë arsye mbështet mësimin e gjuhës serbe nga pjesëtarët e pakicave kombëtare, që lehtëson integrimin, si dhe gjetjen e vendit punës.

Kryetari i komunës Shaip Kamberi tha se ligjet e shtetit të Serbisë i mbrojnë në masë të madhe të drejtat e pakicave kombëtare, por se problemet paraqiten në praktikë.

"Ne nuk mund të jemi të kënaqur me këtë çështje, edhe pse gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në këtë territor që nga viti 2002. Komunikimi është i diskutueshëm me organet shtetërore, si dhe puna e gjykatave dhe është e nevojshme të mundësohet regjistrimi i emrave personal të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në gjuhën dhe shkrimin e tyre, "tha Kamberi.

Në raport thuhet se përfaqësuesit e administratës komunale të Bujanovcit thanë që "nuk ka asnjë përkthyes të punësuar zyrtarisht në Gjykatën Themelore në Bujanoc dhe se ata nuk kanë njohuri rreth asaj se si përpilohen aktet zyrtare në gjuhën dhe shkrimin shqip, dhe se rregullorja e sistematizimit në atë gjykatë nuk parashikon punësimin përkthyesëve ".

 Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, shprehu gatishmërinë që ky organ, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe me autoritetet shtetërore dhe lokale, menjëherë të filloj në realizimin e rekomandimeve të Mbrojtësit të Qytetarëve për përpilimin e Katalogut me emra shqip. 

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues