Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË PREZANTUAR PROGRAMI I PROMOVIMIT TË SIPËRMARRËSISË DHE VETËPUNËSIMIT

21. nëntor 2019.

Leskoc - Programi i Nxitjes së Sipërmarrësisë dhe Vetëpunësimit, i prezantuar nga Zyra për Menaxhimin e Investimeve Publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Fondin e Zhvillimit dhe me mbështetjen e Bankës Gjermane të Zhvillimit, u prezantua në Odën Rajonale të Tregtisë së Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës. Programi përfshin pesë ditë trainim falas të për përpilim të planit të biznesit, kredisë së favorshme bankare dhe mjeteve të pakthyeshme.

Sipërmarrësit, bujqësve, ndërmarrjet mikro dhe të vogla të sapo krijuara, si dhe ata të interesuar për të filluar biznesin e tyre, kanë në dispozicion të tyre një program të ri kombëtar, i cili si mbështetje gjithëpërfshirëse, duhet të jetë një stimul i fortë zhvillimi për ekonominë e Serbisë.

Programi i miratuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë është rezultat i aktiviteteve të përcaktuara në Memorandumin e Bashkëpunimit me Bankën Gjermane të Zhvillimit. Ideja është që të sigurohen bizneset e vogla dhe mikrobizneset dhe bujqit të cilët deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të marrin një kredi, të sigurojnë këtë lloj mbështetje financiare, apo që mundësia e start-up t’i ofrohet të githëve puna e të cilëve është në fillim apo para fillimit.

Aplikantët së pari do të marrin trajnime pesë ditore në Odën e Tregtisë për të hartuar një plan biznesi, i cili është një parakusht për të aplikuar. Më pas ata raportojnë në bankat tregtare në të cilat ata aplikojnë për një kredi dhe një subvencion për ata që rregullisht i shlyejnë detyrimet e tyre të huasë, në shumën prej 20 përqind të investimit të përgjithshëm. Granti nuk mund të kalojë shumën prej 360,000 dinarë.

Kreditë e favroshme bankare do të jepen për investime në pajisje, makineri, bimë, fidanë, blerje ose përshtatje të prodhimit dhe lokaleve të biznesit dhe sipërmarrësit nuk janë të kufizuar në zgjedhjen e tyre të industrisë në të cilën ata do të operojnë. Kjo vlen gjithashtu për aktivitetet e tregtisë ose shërbimit. Kreditë mund të shërbejnë gjithashtu si kapital qarkullues, me një shumë maksimale prej 3.6 milion RSD për një kërkesë.

Bankat partnere janë Raiffeisen, UniCredit dhe Banka e Kursimeve Postare, e cila në mënyrë të konsiderueshme shtrin disponueshmërinë e mbështetjes. Programi është, me disa fjalë, një zgjidhje për njerëzit e biznesit dhe fillestarët me një ide të mirë biznesi, të cilët deri më tani nuk kanë plotësuar kushtet apo nuk kanë pasur drejtë për kredi ose kanë të drejtë për financime të tjera për projektet e tyre.

Informacionet dhe dokumentacioni i programit që kërkohet për pjesëmarrje mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Ministrisë së Ekonomisë dhe uebfaqja e Odës së Tregtisë së Serbisë.

Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues