Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË PËRFUNDUAR REKONTRUKTUIMI I SHESHIT KARAGJORGJE PETROVIQ NË BUJANOC

11. maj 2015.

Bujanoc – Në Bujanoc është shënuar solemnisht përfundimi i rekontruktuimit të sheshit Karagjorgje Petrovqi, i cili ka filluar në gusht të vitit të kaluar.

Në rekontruktuimin e sheshit prej 7.700 metra katrorë, janë investuar 65 milionë dinarë, ndërsa mjetet për rekonstruktuimin i ka siguruar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq me këtë rast ka deklaruar:

“Dëshira jonë është që ky shesh të jetë vend ku qytetarët e Bujanocit i afërson, të kenë kontakte të përbashkëta. Dëshira jonë është që qyteti i Bujanocit, si qytet i 400 studentëve, të ketë edhe elemente tjera të cilat e përbëjnë një qytet”.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se Trupi Koordinues e ka finansuar 100 përqind këtë projekt.

“Ne nga buxheti komunal kemi nda mjete vetëm për ndrrimin e gypave të kanalizimit dhe ujësjellsit”, ka shtuar Arifi.

Shefja e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Fazila Azemoviq, ka thënë se sheshi është transformuar në zonë e biznesit të avansuar, çka do të thotë se përveç rëndësisë estetike do të ketë edhe rëndësi ekonomike.

 „Presim hapjen e subjekteve të reja ekonomike dhe shtrirjen e subjekteve egzistuese, me një rritje të numrit të vendeve të punës, ka sqaruar Azemoviq.

Ky shesh është vend tradicional i grumbullimit dhe shoqërimit të serbëve, shqiptarëve dhe romëve, ndërsa në te mbahen të gjitha manifestimet e rëndësishme në Bujanoc.

Burimi: Beta, Fonet, RTS, Akter dhe Trupi Koordinues