Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË PARAQITUR RREJSHËM SI PJESËTAR I BIA-S DHE I KA MARRË PARA

13. mars 2014.

Nish-Vranjë – Pjesëtarët e Administratës Policore në Nish i kanë caktuar dje masën e paraburgimit prej 48 orëve Z.C. (1954) nga Kragujevci përshkak bazës së dyshimit se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Egziston dyshimi që Z.C. në periudhën kohore prej vitit 2004 deri në vitin 2007 e ka mashtruar H.R. nga Bujanoci duke i’u paraqitur si funksioner i lartë Agjensionit Informativ të Sigurisë të Republikës së Serbisë (BIA) dhe i ka premtuar se prej nga ajo pozitë që në procedurën e privatizimit, për një çmim të volitshëm, do t’i ndihmoj në blerjen e kompaninë „Bratsvo" në Preshevë dhe  që prej periudhës së vitit 2004 deri në vitin 2007, përmes PTT Serbija, të bëj pagesën e parave me shumë prej 2.207.800,00 dinarë, për aq sa edhe e ka dëmtuar H.R.

Kundër të dyshuarit Z.C. nga ana e pjesëtarëve të policisë në Nish, më datë 13.11.2013, ështa ngritur padi penale për veprën penale të theksuar më lartë. Mirëpo, ai kishte qenë në ikje deri në ditën e djeshme, kur është është ndaluar në Kragujevc nga policia e ktij qyteti.

Duke marrë parasysh se Prokuroria Themelore Publike në Nish i’a kaloi lëndën Prokurorisë Themelore Publike të Vranjës, i dyshuari Z.C. i’u është dorëzuar Administratës Policore të Vranjës.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues