Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË ORGANIZUAR TURNE NË FUTBOLL PËR REFUGJATËT NË PRESHEVË

21. mars 2016.

Preshevë – Turneu është organizuar duke i faleminderuar bashkëpunimit të Komesariatit për Refugjatë të Republikës së Serbisë dhe organizatave joqeveritare të rinjëve për refugjatë, Mercy Cops dhe International Rescue Committee.

Të rinjët treguan interesim të madh për turneun, mirëpo kanë marrë pjesë edhe numër i madh i organizatave humanitare të cilat punojnë në Qendrën për Pranim, si dhe të punësuarit në Komesariatin për Refugjatë të Republikës së Serbisë.

Janë paraqitur 12 ekipe të cilat nuk kanë qenë të ndarë sipas shteteve nga të cilat vijnë refugjatët, por të gjitha ekipet kanë qenë internacionale, ndërsa në secilën prej tyre kanë qenë nga 4 lojtar, sepse bëhet fjalë për futboll të vogël.

„Dëshira jonë ka qenë që kjo mos të jet turne ku secili shtet do të ket ekipën e  vet. Kemi dashur të promovojmë rrespektin, tolerancën dhe fer play, dhe për këte kemi vendosur për ekipe të përziera. Më e rëndësishme është që fëmijëve i kemi mundësuar që përsëri të luajnë dhe të bëhen fëmijë, dhe kështu që për një moment ta harrojnë luftën dhe problemet, sepse atyrëve kjo më shumë i prek”, tha Nabih Rihani, mediator kulturor dhe përkthyes në organizatën World Vision dhe njëri ndër organizatorët kryesor të ktij turneu.

“Kjo për mua është dita më e mirë në pesë vitet e fundit, kjo është festë për të gjithë ne”, kta htnë Dija Edvan, refugjate nga Iraku e cila sëbashku me 200 refugjatë shikoi ndeshjet nga tribuna e improvizuar. Dija në rrugë është për më shumë se 40 ditë, ndërsa në Serbi është afër dy javë.

Sipas të dhënave të fundit të UNHCR-së në Serbi momentalisht gjenden rreth 2000 refugjatë. Vetëm në Qendrën për Pranim në Preshevë janë rreth 680, ku dy e treta janë fëmijë dhe gra. Ky turne ka qenë mundësi për më të rinjët që të harrojnë vuajtjet dhe të luajnë e garojnë me moshatarët e tyre.

Burimi: B92, N1 dhe Trupi Koordinues