Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË NËNSHKRUAR KONTRATA E RE MBI TRAJNIMIN E EMIGRANTËVE NË PRESHEVË

24. prill 2018.

Preshevë - Pas bashkëpunimit të suksesshëm të vitit të kaluar, u nënshkrua kontratA e re ndërmjet organizatës joqeveritare CARE International dhe Universitetit Kombëtar të Vrajës.

Me këtë kontratë përcaktohen detajet e trajnimit për zdrukthtari, në kuadër të projektit të arsimit joformal dhe mbështetjes për migrantët të cilët janë të vendosur në Qendrën e Pranimit në Preshevë.

Kursi i cili zgjati 110 orë u organizua me qëllim që kandidatët të fitojnë njohuri dhe aftësi themelore në punët e zdrukthtarisë, por pas marrjes së certifikatës kanë mundësi për t'u angazhuar me sukses në jetën sociale të komunitetit.

Realizimi i trajnimit, i cili filloi dje, do të mbikëqyret nga anëtarët e organizatës partnere NEXUS nga Vraja.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues