Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MIRATUAR PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR NË MES SERBISË DHE MAQEDONISË 2016-2020

29. nëntor 2016.

Beograd – Komisioni Europian në takimin e 12 të komitetit të IPA-s, i cili është mbajtur më 17 nëntor në Bruksel, ka miratuar Programin e ri të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Serbisë-Maqedonisë për periudhën prej vitit 2016 deri 2020.

Vlera e përgjithshme e këtij program ëshë më shumë se katër milion euro, prej të cilave tri e gjysme milion euro do të sigurohen përmes fondeve IPA të UE-së. Prioritetet e bashkëpunimit ndërkufitar Serbi-Maqedoni janë promovimi i punësimit, mobilizimit të fuqisë punëtore dhe inkluzionit ndërkufitar social dhe kulturor, inkurajimin e zhvillimit të turizmit dhe rujajten e trashigëmisë kulturore dhe natyrore.

Në Serbi, Programi përfshin territorin e Rrethit të Jabllanicës (qytetin e Leskocit dhe komunë Bojnik, Leban, Medvegjë, Vllasotincë dhe Cërna Travë) dhe Rrethit të Pçinjës (qyteti i Vrajës me dy komuna, Vrajën dhe Vrajska Banjën, si edhe komuna e Vlladiçin Hanit, Surdulicës, Bosilegradit, Tërgovishtës, Bujanoci dhe Preshevës). Në Maqedoni territori programit është: Rajoni verioro-perendimor (komuna Kratovë, Likovë, Kumanovë, Stara Nagoriçan, Rakonvcë dhe Kriva Pallankë), rajoni i Shkupit (komuna e Haraçinës, Çuçer Sandevo, Ilindenit, Petrovcit, Sopishtes, Studeniçanit, Zelenikovës) dhe komunat e qytetit të Shkupit (Butel, Gorçe Petrov dhe Saraj).

Me miratimin e këtij programi, Serbia rrumbullakson procesin e koordinimit të zhvillimit të rajonit lokal ndërkufitar përmes Programeve  të bashkëpunimit europian territorial me të gjitha vendet fqinje.

Burimi: Ekipi për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimin e Varfërisë dhe Trupi Koordinues