Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MBAJTUR TRYEZË E RRUMBULLAKËT “PËR T`U KUPTUAR MË MIRË”

21. mars 2019.

Medvegjë - Në kuadër të projektit "Forcimi i mbrojtjes së pakicave kombëtare në Serbi", financuar nga Programi i Përbashkët i Bashkimit Europian dhe "Objekti Horizontal" i Këshillit të Europës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, u zhvillua një tryezë e rrumbullakët në Hotel Gejzer në Banjë të Sijarinës me temë: "Përdorimi zyrtar i gjuhëve dhe shkrimit në njësitë e qeverisjes lokale".

Ngjarja u organizua nga Komuna e Medvegjës dhe Këshilli i Europës në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Sekretariati i Republikës për Legjislacion dhe Mbrojtësi i Qytetarëve.

Qëllimi i ngjarjes është paraqitja e një kuadri ligjor që rregullon të drejtat e pakicave kombëtare, veçanërisht në lidhje me përdorimin zyrtar të gjuhëve të pakicave në nivel lokal. Ky organizim mblodhi përfaqësuesit e administratës komunale, këshillat për marrëdhëniet ndëretnike, këshillat kombëtare për pakicat kombëtare dhe sektorin joqeveritar.

Para së gjithash, kryetari i komunës, Nebojsha Arsiq, iu drejtua audiencës dhe më pas audienca ka pasur mundësi të dëgjojë dhe të bisedojë me këshilltarin e Këshillit të Europës Vladimir Gjuriq, ndihmësin e ministrit të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Antiq, ndihmësin e drejtorit të Sekretariatit të Legjislacionit Republikan, Darkom Radojiçiq, këshilltaren në Shërbimin Profesional të Mbrojtësit të Qytetarëve, Dragan Vujkov.

BE dhe Këshilli i Europës mbështetën komunën Medvegjë me një grant prej 15,820 euro për zbatimin e projektit "Për t'u kuptuar më mirë". Ky projekt është një shembull i praktikës së mirë në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Europës, si dhe kuadrin ligjor në nivel lokal, me qëllim të përmirësimit të së drejtës për përdorim zyrtar të gjuhëve dhe shkrimit të pakicave kombëtare, si dhe promovimin e tolerancës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues