Arkiva e lajmeve
                   

Është mbajtur takimi me Komesarin e lartë të OSBE-së për pakica kombëtare

19. shkurt 2009.

Knut Volebek, Komesari i Lartë i OSBE-së për pakica kombëtare bisedoi me drejtorin e shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviqin mbi pozitën e pakicave kombëtare në Serbinë Jugore. Në këtë takim mori pjesë edhe kryeshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Hans Ola  Urstad me bashkëpunëtorët e tijë.

Përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Trupit Koordinues, ranë në ujdi se temat kryesore në Serbinë Judore janë formimi i qeverisë multietnike në Bujanoc dhe Preshevë, reforma e gjyqit, përforcimi i procesit të integrimit të të gjitha pakicave kombëtare si dhe zgjidhja e problemeve nga sfera e arsimit.

Në takim është theksuar bashkëpunimi i mirë shumëvjeqarë në mes të OSBE-së dhe të Trupit Koordinues rreth zgjidhjeve të problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, rritjen e kapaciteteve të jetës së qytetarëve në këto tri komuna. Njëkohësishtë, përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Trupit Koordinues kanë rënë në ujdi rreth vazhdimit të bashkëpunimit sidomos në procesin e formimit të qeverisjes multietnike në këto tri komuna dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve shqipëtarë në punën e Trupit Koordinues.