Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I DYTË I GRUPIT TË POSAÇËM PUNUES PËR INTEGRIMIN E SHQIPTARËVE NË INSTITUCIONET SHTETËRORE

7. korrik 2022.

Beograd - Në takimin e dytë të Grupit të Posaçëm Punues për Integrimin e Shqiptarëve në Institucionet Shtetërore, është prezantuar ekspertja Emilija Orestijević, e cila do të punojë në hartimin e një dokumenti me plan për integrimin e pakicës kombëtare shqiptare. Angazhimi i saj u mbështet nga Zyra e Këshillit të Evropës në Beograd. Orestijević i informoi të pranishmit për kornizën metodologjike dhe sqaroi draft dokumentin.

U diskutua edhe për dokumentin e dorëzuar më parë për të gjithë anëtarët e grupit të punës nga Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare, i cili ka të bëjë me përfaqësimin e shqiptarëve në vende të caktuara pune.

Jelena Çoliq, u.d zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues theksoi se krahas hartimit të planit, në vazhdimësi janë në kërkim të mënyrave për punësimin e shqiptarëve. Ajo informoi të pranishmit për punësimin e dy mjekëve shqiptarë në Qendrën Shëndetësore në Vrajë. Çoliq shtoi se grupin e posaçëm punues e pret punë intensive dhe se shpreson që dokumenti përfundimtar të përfundojë deri në fillim të dhjetorit të këtij viti.

Një grup i posaçëm punues është formuar në prill të këtij viti, sipas marrëveshjes së Dialogut Social në lidhje me Planin 7-pikësh, të mbajtur më 11 mars në Bujanoc.

Burimi: Trupi Koordinues