Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MBAJTUR SENACA E KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES

13. shkurt 2014.

Seanca e kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është mbajtur në Beograd. Përveç kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, në senacë morrën pjesë edhe kryetarët e tri komunave, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa dhe Sllobodan Drashkoviq. 

Në një prononcim për gazetarët, Stankoviq ka theksuar se nuk ka pas vërejtje në punën dhe realizimin e projekteve për të cilat më herët palët janë marrë vesh dhe se bisedimet në seancën e sotme kanë kaluar në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjëshme. Kryetari i Trupit Koordinues ka theksuar se kjo është edhe një fakt i takimeve të rregullta  që ka Qeveria e Serbisë me njerëzit kyç që drejtojnë vetëqeverisjet lokale.

“Ajo që po e brengosë udhëheqësinë lokale në 2014-tën, është kryesisht problemi i papunësisë”, ka thënë Stankoviq, dhe ka theksuar se në këtë takim jemi marrë vesh se në kohën që kemi para nesh do të realizohem gjitha marrëveshjet  të cilat do të mund të kontribuonin në jetën dhe punën e njerëzve në këtë rajon.

Nga projektet për këtë vit, në Bujanoc, veçanërisht   është theksuar ndërtimi i objektit të degës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, për të cilën janë siguruar 1.5 milion euro

Burimi: Trupi Koordinues