Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MBAJTUR PUNËTORIA “BËHU SIPËRMARRËS PRIVAT”

30. prill 2018.

Medvegjë - Si pjesë  projektit “Bëhu vet mjeshtër i UEB-it", Zyra për të Rinj e komunës së Medvegjës, në sallën e Kuvendit mbajti një seri të punëtorive të titulluara "Bëhu sipërmarrës privat."

Ky seminar u hap nga kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq, i cili me këtë rast tha se ai ishte i lumtur se për këtë janë paraqitur shumë të rinj.

Në plan të aktiviteteve të Zyrës për të Rinj në komunën së Medvegjës në periudhën e ardhshme, janë këto trajnime: "Menaxhimi i karrierës” me punëtorinë: si të shkruhet biografia e punës; letrën motivuese; "Agrobiznesi, biznesi më i mirë" me punëtorinë: "Masat  moderne agroteknike në bujqësi" dhe "brendimi, marketingu dhe shitja" dhe diskutimi "Stilet e shëndetshme të jetesës dhe parandalimin i abuzimit të drogës dhe alkoolit.

Zyra për të Rinj e komunës së Medvegjës me Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve ka aplikuar për zbatimin e politikave rinore në nivel vendor me "Bëhu vet mjeshtër i UEB-it," me një vlerë prej 700,000.00 dinarë, në kuadër të cilës punëtoritë janë zhvilluar.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues