Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MBAJTUR MBLEDHJA E KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES 26.02,2015.

26. shkurt 2015.

Në Pallatin Serbia, sot është mbajtur mbledhja e kryesisë së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në mbledhjen e kryesisë përveç Zoran Stankoviqit, kryetar i Trupit Koordinues, kanë marrë pjesë nënkryetarët Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, Dragisha Petroviq, kryetar i komunës së Medvegjës, nënkryetarët e kuvendeve të komunës së Preshevës dhe Medvegjës dhe deputeti popullor Nenad Mitroviq. Në mbledhjen e kryesisë në cilësinë  e vëzhguesëve kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Misionit të OSBE-së dhe ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Deputetët popullor Riza Halimi dhe Shaip Kamberi edhe pse kanë qenë të ftuar, nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së Trupit Koordinues.

Në mes të tjerash, në mbledhje janë miratuar raportet mbi aktivitetet e Trupit Koordninues, mbi buxhetin e realizuar për vitin 2014, mbi ndarjen e mjeteve transfere për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin 2015, si dhe programin e renditjes dhe përdorimit të mjeteve të Shërbimit të Trupit Koordinues.

„Këtë mbledhje e kemi filluar duke përmbledhur rezultatet e vitit të kaluar të punës me të cilat Trupi Koordinues mund të jetë i kënaqur. Në vitin 2015, përveç punëve aktuale do të jemi të përkushtuar në atë mënyrë që të filloj puna në maternitetin në Preshevë dhe të kryhen punët në ndërtimin e objektit të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës“, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues. Stankoviq ka theksuar se njëri ndër prioritetet do të jetë vazhdimi i bisedimeve në mes shtetit dhe liderëve politik shqiptar sipas pikave të cilat Qeveria i ka miratuar përmes Raportit, mirëpo siç ka thënë ai pa asnjë kushtëzim.

„Gjithashtu, në këtë vit do të jemi të fokusuar edhe në projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturën rrugore. Në atë drejtim ka filluar ky vit me vizitën e delegacionit të lartë të cilën e ka udhëhequr ministri i ekonomisë“, ka thënë Stankoviq. Kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se edhe në këtë vit pret bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale, si dhe subjekteve tjera relevante në këto komuna.

Në mbledhjen e kryesisë së Trupit Koordinues janë ndarë mjetet transfere nga buxheti edhe atë 44,13 përqind për Bujanocin, me vlerë prej 109, 707, 180; 42,1 përqind për Preshevën, me vlerë prej 104, 685,460 dhe 13,75 përqind për Medvegjën me vlerë prej 34,207,360 milonë dinarë.

Burimi: Trupi Koordinues