Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MBAJTUR LIGJERATA NË TEMËN „SIGURIA NË PUNË“

14. dhjetor 2016.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunave Preshevë dhe Bujanoc, ka organizuar ligjeratën nga prof. dr Zoran Punosheviq, në temën “Siguria dhe Shëndeti në Punë”.

Ligjerata është mbajtur në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, më 13 dhjetor 2016, në ora 13.

Në ligjeratë është theksuar rëndësia e sigurimit të gjitha kushteve për sigurinë dhe shëndetin në punë, është treguar në rëndësinë e metodave për vlerësimin e rrezikut si edhe në dituritë e nevojshme mbi aktet ligjore dhe nënligjore.

Njëri ndër qëllimet e arritura të ligjeratës është theksimi i përvojave praktike të vlerësimit të rrezikut për vendin karakteristikë të punës.

Burimi: Trupi Koordinues